Milan ka marrëveshje me “përforcimin” e Juventusit (FOTO)

Sead Kolasinac kishte marrëveshje me Milanin para se të negociojë me Juventusin rreth transferimit në Torino.

Merkato

11/01/2017 08:38

Sead Kolasinac mund të jetë përforcimi i ardhshëm i Juventusit, në rast të largimit të Patrice Evra gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Futbollisti i Schalkes ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij por klubi nga Bundesliga kërkon së paku 4 milionë euro për shitjen e tij në janar.

Kurse, e përditshmja sportive italiane ‘Gazzetta dello Sport’ raporton se Kolasinac kishte marrëveshje me Milanin, përcjell “lajmi.net”.

Por, vonesa e procesit të shitjes së klubit bëri që ajo të dështonte dhe futbollisti boshnjak të mbetet pa u transferuar në “San Siro”. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6