Milan Junior Camp zbarkon në Kosovë

Skuadra e madhe italiane, Milan, ka zbarkuar në Kosovë me kampin e saj të famshëm, Milan Junior Camp, i cili do të mbahet nga 21 deri më 25 korrik në Prizren.

Sport

20/07/2014 20:27

Klubi i trofeshëm italian, AC Milan ka zbarkuar në Kosovë, në organizimin e edicionit të katërt të Milan Junior Camp Kosova, që do të mbahet nga 21 deri më 25 korrik në qytetin e Prizrenit.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë për ta zbuluar pasionin dhe talentin e fshehur të fëmijëve kosovarë.

Skuadra e AC Milanit dhe trajnerët e saj tashmë kanë arritur në Prizren, ku i presin 200 fëmijët pjesëmarrës të këtij kampingu fantastik me ngjyra kampionësh, i cili mundësohet nga Kompania It Oli dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës.

Pesë talentët më të mirë të këtij evenimenti do të udhëtojnë drejt “San Siros” ku do të marrin pjesë ne Milan Day.

Hapja e këtij kampingu do të bëhet të hënën në Stadiumi “Përparim Thaçi”, duke filluar në orën 14:00.