Milan? Jo, ky mund të jetë ekipi i ri i Savic

Sergej Milinkovic Savic mund të largohet nga Lazio dhe nga Serie A.

Sport

14/08/2018 07:19

Sergej Milinkovic Savic mund të largohet nga Lazio në javët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Mesfushori serb së fundmi ka zgjuar interesim nga Milan.

Por, “Sky Sport” raporton se e ardhmja e Savic mund të jetë larg nga Serie A. Sipas tyre, Real Madrid është i vetmi ekip që mund ta tentojë blerjen e Savicit, përcjell “lajmi.net”.

Por, ende nuk është e sigurt nëse “Los Blancos” do ta konfirmojnë interesimin për blerjen e Savicit. /Lajmi.net/