“Milan ishte një gabim, këtu fitohet”

Leonardo Bonucci është prezantuar para gazetarëve në një konferencë shtypi të organizuar nga skuadra e Juventusit.

Sport

10/08/2018 16:31

Mbrojtësi italian bëri një rikthim të pabesueshëm te Juventusi këtë verë, pas kalimit me shumë polemika te Milani një vit më parë.

Në konferencën për shtyp, Bonucci e ka cilësuar si gabim kalimin te Milani, duke thënë se te Juventusi fitohen titujt.

“Jam entuziast që jam kthyer. E kam bërë sepse më mungonte shtëpia. Falënderoj Juventus-in, trajnerin, menaxherin tim dhe Milan-in, që më kanë lejuar të jem këtu sot për të nisur këtë rrugëtim të ri”, ka thënë Bonucci.

“Viti i kaluar te Milan më ka dhënë shumë në aspektin njerëzor, por më ka hequr fitoret. Këtu ka organizim dhe fitohet”.

Në lidhje me vendimin për të shkuar te Milan: “Ka qenë një vendim i marrë në një moment zemërimi, nuk ka qenë ai i duhuri./Lajmi.net/