Milan – Inter, formacionet zyrtare

Milani dhe Interi do të ballafaqohen në mes vete, në derbin më të madh lokal në botë. Të dyja ekipet i kanë zyrtarizuar formacionet, për ndeshjen që do të fillojë pas pak.

Sport

04/05/2014 21:20

Milan dhe Inter për të 160-ën herë në Serie A. Një sfidë e pasur me emocione, me trajnerin Clarence Seedorf që e shijon këtë sfidë si trajner për herë të parë.

Të dyja skuadrat i kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do ta nisin ndeshjen e sontme, në kërkim të fitores, për t’u kualifikuar në Europa League për sezonin e ardhshëm.

Milan: Abbiati; De Sciglio, Rami, Mexes, Constant; De Jong, Montolivo; Poli, Kakà, Taarabt; Balotelli.

Në dispozicion: Gabriel, Amelia, Abate, Bonera, Zapata, Emanuelson, Essien, Honda, Muntari, El Shaarawy, Robinho, Pazzini.

Inter: Handanovic; Ranocchia, Samuel, Rolando; Jonathan, Hernanes, Cambiasso, Kovacic, Nagatomo; Icardi, Palacio.

Në dispozicion: Carrizo, Castellazzi, Campagnaro, Andreolli, Zanetti, D\’Ambrosio, Alvarez, Guarin, Taider, Kuzmanovic, Botta, Milito.