Milan i përgjigjet Interit, kërkon Destron

Mattia Destro mund të jetë përforcimi i ardhshëm i Milanit. Rossonerët kërkojnë sulmuesin e Romës.

Sport

09/01/2015 23:38

Milan është i gatshëm t’i kundërpërgjigjet përforcimeve të rivalit të qytetit Inter, duke transferuar sulmuesin e Romës, Mattia Destro.

Rossonerët janë në kërkim të një sulmuesi të ri pas largimit të Fernando Torresit në drejtim të Atletico Madridit.

Dhe, mediat italiane raportojnë se Milan është gjithnjë e më afër t’i sigurojë shërbimet e Destros, futbollist i cili nuk është duke gjetur hapësirë të mjaftueshme për lojë tek Giallorossët.