Milan fton futbollistin e Kombëtares shqiptare (FOTO)

Ismet Sinani, i cili është parë në stërvitjen e sotme të Rossonerëve nga fotot e publikuara të stërvitjes.

Sport

28/10/2016 11:21

Futbollisti i ri shqiptar ka filluar të stërvitet me ekipin e parë të Milanit.

Emrin e tij deri më tani pak kush e ka dëgjuar, mirëpo ai pretendon që shumë shpejt të jetë një emër i njohur për futbollin evropian.

Është ky i riu 17 vjeçar, Ismet Sinani, i cili është parë në stërvitjen e sotme të Rossonerëve nga fotot e publikuara të stërvitjes.

Në fakt, Sinani është pjesë e skuadrës U19 të Milanit, ndërsa ai është pëlqyer nga trajneri Vincenzo Montella për t’iu bashkuar stërvitjeve me ekipin e parë.

Ai gjithashtu është edhe pjesë e kombëtares U17 të Shqipërisë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.