Milan e transferon falas Diego Godinin

Milan po synon transferimin e mbrojtësit të Atletico Madrid, Diego Godin, për sezonin e ardhshëm.

Sport

22/11/2018 11:09

Mbrojtësi uruguaian është në fund të kontratës me skuadrën nga Madridi, dhe deri më tani nuk ka sinjale për arritjen e një marrëveshje për zgjatjen e saj.

32 vjeçari verën e kaluar hodhi poshtë mundësinë për transferim te Manchester United, ku qëndroi te Atletico me shpresën që të arrijë finalen e Ligës së Kampionëve në ‘Wandra Metropolitano’, përcjell ‘lajmi.net’.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, drejtori i Milanit, Leonardo, tashmë ka vënë kontaktet e para me mbrojtësin, për të tentuar transferimin e tij në ‘San Siro’ sezonin tjetër.

Uruguaiani 32 vjeçar është dëshmuar në qendër të mbrojtjes, dhe shihet si një transferim ideal nga Milan, kur dihet se mund të transferohet falas./Lajmi.net/