Milan e siguron transferin e ‘bomberit’, por ka një problem

Milan po e kërkon një sulmues në afatin e janarit.

Merkato

14/11/2018 10:19

Milan dëshiron ta transferoj një sulmues në afatin e dimrit, pasi Gonzalo Higuain po përballet me disa lëndime jo serioze.

Leonardo po mendon që ta rikthej Zlatan Ibrahimovicin në ‘San Siro’, por ka një problem, përcjell “lajmi.net”.

Sulmuesi suedez do të fitoj katër milionë euro në sezon, mirëpo problemi është që ai e kërkon vetëm huazimin deri sa të filloj sezoni i ri në MLS.

Ibrahimovic nuk e dëshiron largimin nga LA Galaxy, ndërsa Milan e kërkon atë si transferim një vjeçar.

Suedezi do të pajtohet të rikthehet në Itali, vetëm nëse nënshkruan kontratë dy vjeçare. /Lajmi.net/