Milan: Duhet të ndodhë kjo gjë që të largohet Donnarumma

Drejtori i Milanit, Marco Fassone, ka treguar mundësinë se si Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga skuadra rossonere.

Sport

15/12/2017 23:26

Portieri i ri nuk po kalon momente të mira te Milani, duke krijuar armiqësi me tifozët, shkaku i pagës së madhe.

Këtë ta fundi madje në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Hellas Veronas i shpalosën një mesazh atij.

Kjo ka bërë që e ardhmja e Donnarummas të besohet se mund të jetë larg Milanit.

“Ne nuk duam ta shesim atë”, ka deklaruar Fassone.

“Por, nëse të ardhmen ai dëshiron këtë duhet të vijë të na tregojë se nuk ka dëshirë të qëndrojë, dhe ne do t’i vlerësojmë ofertat”./Lajmi.net/