Milan dhe Napoli në ‘luftë’ për sensacionin e Kupës së Botës

Milan dhe Napoli i kanë hyrë garës për të siguruar shërbimet e sulmuesit të PSV, Hirving Lozano.

Sport

19/01/2019 15:50

Sulmuesi 23 vjeçar ka pasur një prezantim të jashtëzakonshëm me Meksikën në Kupën e Botës në Rusi, ndërsa ajo formë e ka përcjell edhe në elitën e futbollit holandez.

Lozano ka qenë shënjestër e shumë ekipeve evropiane, përfshirë ato nga Premierliga dhe Barcelona në La Liga, por ‘Calciomercato’ shkruan se meksikani ka shumë gjasa që të kalojë në Serie A.

Në vendimin e sulmuesit për të kaluar në Serie A mund të ndikojë edhe agjenti i tij, Mino Raiola, që ka raporte të mira me skuadrat italiane.

Lozano këtë edicion në Eredivise ka shënuar 11 gola./Lajmi.net/