Milan dhe Juve përballen edhe jashtë fushës së blertë

Milan dhe Juventus kanë filluar betejë edhe jashtë fushës së blertë.

Sport

11/11/2018 08:02

Gjigantët e Italisë i janë futur garës për lojtarin e Paris Saint Germain, Adrien Rabiot, shkruan “Tuttosport”, transmeton lajmi.net.

23 vjeçarit i mbaron kontrata me kampionët e Francës në fund të sezonit. Shumë klube të Evropës janë duke monitoruar situatën e tij.

Juventus po synon ta joshë lojtarin duke i garantuar performanca në Ligën e Kampionëve, kurse Milan në anën tjetër mbanë shpresat tek drejtori sportiv, Leonardo.

Kujtojmë se edhe Barcelona është një nga skuadrat që e kërkon lojtarin dhe është prej favoriteve kryesore për të nënshkruar me francezin. /Lajmi.net/