Milan, dështon përforcimi i madh (FOTO)

Everton ka refuzuar ofertën e Milanit për transferimin e mesfushorit Gerard Deulofeu.

Merkato

18/01/2017 09:40

Everton ka refuzuar ofertën e Milanit për transferimin e Gerard Deulofeu në huazim.

Por, e ardhmja e reprezentuesit U-21 të Spanjës në Goodison Park mbetet në dyshim, raporton e përditshmja britanike “Guardian”, përcjell “lajmi.net”.

Deulofeu ishte objektiv i madh i “Rossonerëve”, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Ajax Amsterdam po ashtu ka shprehur interesim për transferimin e 22-vjeçarit. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6