Milan deponon kontratën e portierit të ri nga rivali i Serie A

"Rossonerët" janë në prag të finalizimit të marrëveshjes, për blerjen e portierit spanjoll nga skuadra e Napolit.

Sport

09/03/2018 11:22

Milan dëshiron ta deponojë kontratën e Pepe Reinas, para përfundimit të këtij sezoni.

“Rai Sport” ka njoftuar se “Rossonerët” janë në prag të finalizimit të marrëveshjes, për blerjen e portierit spanjoll nga skuadra e Napolit.

Reina pritet të largohet nga Napoli, duke nënshkruar me rivalin nga Serie A.

Mbetet të shihet nëse spanjolli do të jetë rezervist i Gigio Donnarummas apo italiani do të largohet nga San Siro. /Lajmi.net/