Milan cakton testet mjekësore për përforcimin e ri

Milan ka caktuar testet mjekësore për mesfushorin Jose Mauri i cili do të jetë përforcimi i radhës në San Siro.

Sport

03/07/2015 23:50

Bertolacci, Luiz Adriano, Carlos Bacca e tani edhe Jose Mauri.

Milan ka caktuar testet mjekësore për argjentinasin, i cili do të transferohet në San Siro pas një sezoni me paraqitje të mira tek Parma.

Të hënën, ai do të kontrollohet nga stafi mjekësor i Rossonerëve, para nënshkrimit të kontratës, ka bërë të ditur “Gianlucadimarzio.com”.

Jose Mauri është i gatshëm të fillojë aventurën e re në Milan.