Milan befason me vendimin për trajnerin Montella

Vincenzo Montella është aktualisht i sigurt në postin e trajnerit në Milan.

Sport

09/11/2017 10:45

Vincenzo Montella do të mbetet trajner i Milanit.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Montella aktualisht nuk rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit në San Siro.

Trajneri është i bindur se mund ta udhëheq ekipin drejt nivelit të lartë të kërkuar nga drejtuesit e klubit, përcjell “lajmi.net”.

Fitorja 2:0 ndaj Sassuolos ka lehtësuar presionin mbi Montellan. /Lajmi.net/