Milan – Bale, ky është lajmi i fundit nga Italia

Gareth Bale po e shijon sezonin e fundit te Real Madrid.

Merkato

20/02/2019 09:01

Gareth Bale nuk është në planet e Real Madridit, andaj do të shitet në verë.

Po raportohet në mediat italiane se uellsiani mund të kalojë te Milani në afatin e verës, përcjell lajmi.net.

Rosonerët duhet të paguajnë 100 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Bale nga Real Madridi.

Por, sipas mediave italiane, kjo marrëveshje vështirë se mund të arrihet, pasi uellsiani kërkon një pagë tejet të lartë. /Lajmi.net/