Milaim Zeka vazhdon debatin me Adelina Ismailin – e godet sërish këngëtaren

Disa ditë më parë, një status i Adelina Ismailit e cila njihet për patriotizëm të thellë dhe është një nga artistet që e suporton më shumë se të gjithë krijimin e një ushtrie në Kosovë, ka bërë shumë bujë pasi quajti gazetarët Milaim Zeka dhe Berat Buzhala si frikacakë.

ShowBiz

19/03/2017 21:45

Milaim Zeka ka vendosur të përgjigjet ndaj këtij reagimi që ka bërë Adelina në një prononcim në emisionin “THUMB” të Aulonës dhe Fatmës që transmetohet çdo të shtunë në orën 18:00 në ABC News.

Me doza disi të forta, Zeka ka thënë se kur ka shkruar atë status Adelina mund të ketë qenë ose nën efektin e alkoolit ose në një krizë nervore sepse ai nuk e ka pasur fare me Adelina Ismailin por me një deputet të Kosovës. “Adelina nuk ka pasur të drejtë morale apo njerëzore të më quajë hero të Facebookut sepse ajo e di që kam qenë i burëgosur dhe gazetar në luftë dhe filmimet e mia i kanë transmetuar të gjithë televizionet e botës. Unë këtë polemikë e kam mbyllur për shkak të respektit dhe lutjes që më ka bërë Zanfina Ismaili.

Kurrë nuk do të fyeja një nënë apo një femër sepse unë jam i ndjeshëm duke qenë se nëna ime ende rezulton e zhdukur nga lufta e Kosovës…” – ka thënë Milaimi në “THUMB”.

“Ke qenë këngëtare por kurrë s’ke qenë artiste. Ke një listë të gjatë të meshkujve që duhet të rrafër përpara meje!” – ka thënë ai drejtuar Adelinës.