Milaim Zeka tregon se ku ka lindur Teuta Rugova

Deputeti i zgjedhur nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN), Milaim Zeka, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se në kohën kur ka lindur deputetja e zgjedhur e LDK-së, Teuta Rugova, ai ka qenë bashkë me babanë e saj, presidentin Ibrahim Rugovën. Ai përsëriti Teuta ka lind të Drenicë.

Lajme

24/07/2017 21:04

 

“Teuta Rugova ka lindur në Drenicë, në Drenas (Gllogoc). Atë natë që ka lind Teuta Rugova, unë kam qenë në Stokholm me doktor Ibrahim Rugovën. Ai tha: ‘Milaim, hajde gëzuar se e paskam një vajzë dhe ajo ka lind në Drenicë’”, ka thënë Zeka, anëtar i Nismës për Kosovën.

Zeka gjithashtu tha se familja Rugova dhe rugovistët i kanë borxh më shumë Ramush Haradinajt sesa Isa Mustafës.