Milaim Zeka tregon cilat ministri i janë ofruar për t’i udhëhequr

Milaim Zeka ka thënë se atij i janë ofruar poste ministrore por ka refuzuar kategorikisht. Ai madje, zbuloi ofertën duke thënë se ka pas mundësi të bëhet ministër të Drejtësisë apo të Punëve të Brendshme.

Lajme

24/07/2017 19:28

“Është diskutu çështja e postit të Ministrit me mua por në mënyrë kategorike e kam refuzuar”, tha Zeka në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit.

“Në fillim kur kam shku te Nisma është diskutu çështja e Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Drejtësisë ose Ministrit të Punëve të Jashtme por personalisht nuk e shoh vetën që në këtë mandat mund ta kryejë detyrën e ministrit si duhet”, tha Zeka.

Ai tregoi edhe pse nuk mendon që duhet të jetë ai që do të udhëheq një ministri të Kosovës aktualisht.

“Qeveritë perëndimore dhe ministrat në Perëndim krijojnë vizione krijojnë hapësira dhe mundësi për qytetarët me zhvillu vendin. Ndërsa tek ne ministrat janë menaxher të tenderave”, tha Zeka.

Ai ka treguar se ministria që synon Nisma për Kosovën, janë ajo e Bujqësisë dhe Arsimit.

Zeka shton kësaj liste, preferon t’i shtojnë edhe Ministrinë e Shëndetësisë. Ai tha se Jakup Krasniqi mund të jetë njëri ndër ministrat.