Milaim Zeka shkrin së qeshuri Ilir Dedën: Ishim bashkë në qendrat e masazheve…

Në Komisionin për Integrime Evropiane, deputeti Milaim Zeka ka provuar t’ia tërheq vëmendjen deputetit Ilir Deda që ta dëgjonte çka po fliste.

Lajme

19/04/2018 16:07

 Madje Zeka tha se ‘Iliri nuk e di që kemi folë dje në Kuvend për një sërë çështjesh’ veç tjerash edhe për qendrat e masazheve nëpër Prishtinë, të cilat, ishte raportuar se ishin shndërruar edhe në vende ku ushtrohej prostitucioni.

“Pajtohemi në mënyrë absolute për krim të organizum, për korrupsion e të tana po ato janë debate që i bajmë në Parlament, po s’u kanë Iliri kësajde se kena folë për naftë e kontrabandë e për leje që i ka dhanë komuna e Prishtinës aty vend masazhi e ka dalë diçka tjetër e krejt kena folë”, ka thënë Zeka.

“Se di”, ia kthen Deda.

“Jo e din ti se edhe ti je kanë me mu atje në masazh po s’ka randësi”, ka thënë Zeka.