Milaim Zeka përfaqësueses së Vetëvendosjes: Prishtinën e keni bërë qytet të kungjave

Një ballafaqim i ashpër është zhvilluar ndërmjet kandidatit për deputet nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, dhe kandidates për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Lajme

25/05/2017 21:48

Në një debat në Klan Kosova, Zeka i ka thënë Pacollit, që është shefe e kabinetit e kreut të Prishtinës, Shpend Ahmeti, se efikasiteti i qeverisjes së Vetëvendosjes është dëshmuar në kryeqytet.

“Prishtinën e keni bërë qytet të kungjave”, i ka thënë Zeka Pacollit, duke iu referuar shtyllave nëpër trotuare.