Milaim Zeka: Kandidimi i Bekim Jasharit në Skenderaj, nokaut i madh për PDK-në

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka folur për kandidimin e Bekim Jasharit, pinjoll i familjes Jashari, për kryetar të Komunës së Skenderajt.

Lajme

22/08/2017 20:44

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Zeka e ka vlerësuar kandidimin e Jasharit në Skenderaj si një nokaut të madh për Partinë Demokratike të Kosovës.

Sipas Zekës, kandidimi i Jasharit po ashtu përbën leksion për Lëvizjen Vetëvendosje, duke i treguar asaj që, sipas tij, zhgënjimi është aq i madh në politikën 16-vjeçare, sa që falë këtij zhgënjimi është rritur VV.

Ky është shkrimi i plotë i Zekës në Facebook:

Kandidimi i Bekim Jasharit ne Skenderaj – nokaut i madh per PDK-ne

Lajmi se Bekim Jashari do i futet gares per kryetar te Skenderajt, ka qene nga lajmet me te mira te ketije viti. Ata qe e kane njohur Hamez Jasharin, e dine fare mire se ai ka qene intelektual i madh, artist dhe strateg i madh. Ai ka qene vizionar i lirise te Kosoves. Tallja e tije me “akademiket e Kosoves” eshte pertej çdo diplome, dhe titulli akademik!

Bekimi eshte i ngjashem. Une nuk e mbeshtes pse eshte djali i Hamzes, po pse eshte i mençur, dhe qe din me qu ate vend perpara. Populli yne nuk ka thene kot: Dardha pike nen dardhe!

Garimi i Bekim Jasharit, ne njeren ane i ka dhene nokaut PDK-se, ne anen tjeter i ka dhene nje leksion VV, duke i treguar qe zhgenjimi eshte aqe i madh ne politiken 16 vjeçare, sa qe fal ketij zhgenjimi, u rrite VV.

Fitili i Lirise te Kosoves u ndez ne Prekaz. Era e demokracise te Kosoves filloi ne Drenice vitin e kaluar, ndersa tani po ndertohen themelet.

Skenderaj do ta kete nje kryetar qe i duhet!