Milaim Zeka godet Fatmir Limajn: Ti je njeriu që e shkatërrove pronën publike

Menjëherë pas deklaratave të sotme në në Kuvendin e Kosovës të Fatmir Limajt, i cili ka përmendur RTK’’në si televizion të kontrolluar nga pushtetarët ka reaguar gazetari Milaim Zeka.

Lajme

19/02/2016 12:31

Ai e ka sulmuar rëndë Fatmir Limajn për të cilin thotë se është pikërisht ai që e ka shkatërruar pronën publike.

Ja çfarë shkruan Zeka:

“Fatmir Lima dhe Derzhava e tije

Jam duke e percjelle me vemendje Kuvendin e Kosoves. Kuvendin e cirkut dhe te turpit ballkanik. Krejte pehlivana. Shqipe Pantina arriti me nxjerre ate senin, pra gazin, nga nje vend enigmatik qe e kishte futur.

Edhe Hasha u ra pak pishman fjaleve te ngutshme qe i tha dje. Halil Matoshi paska thane qe me ate deklarate i ka fy qytetaret e Kosoves. Mu sa katundar, beso Lilo, aspak.

Krejte ne fund te prononcimeve, fjalen e mori partizani antikorrupcion, dhe njeriu per “shtet ligjor”, Fatmir Lima. Nuk diti cka me fole pos qe e leshoi nje grusht miza, bash si kali i Balit Feke ne Llaushe, duke thene qe “ju te RTK se, keni problem me Derzhaven”! Aludimi ishte se demek ne ja marrim ne goje Qeverise. Mire e ka Fatmiri. RTK ne e ka si arat e babes. Sahere ka dashte ka ardhe dhe vjen ne RTK. Ama krejte pronen publike e ka shkaterru bash Fatmiri me company. Veq RTK ja ka mbete pa shkaterru perfundimisht. Shkoterrojeni edhe kete. Te gjithe keni krijuar mediume private. Te gjithe keni ble e po bleni gazetare. Veq perpara. Kopjoni piratet Ilir. Nisjani me kalle e me shkaterru si Kmeteret eKuq ne Kambogjia. Veq perpara drejte shkaterrimit. Ju ftyre skeni. Prokurorit dhe Zotit nuk i frogoheni!!!”/express