Milaim Zeka: Evropa e ka dënuar popullin e Kosovës për shkak të Fesë Islame – Lajmi.net
Milaim Zeka: Evropa e ka dënuar popullin e Kosovës për shkak të Fesë Islame
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 22:02, 4 December 2018
Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për mos liberalizimin e vizave ka folur edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka.

Ai ka thënë se LDK ka thirru seancë të jashtëzakonshme për një izolim që po na e bën BE-ja me nënshkrime fallco, shkruan lajmi.net.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk mund të bëhet kurrë lindja me perëndimin, e kështu as LDK dhe VV nuk mund të koordinohen së bashku sepse LDK këtë gjë e ka për t’iu qitë hi syve elektoratit.

“Nuk ka veprim të dëmshëm për liberalizimin që nuk e ka bërë LDK me PDK dhe bashkërisht edhe me opozitën dhe AAK-në që atëherë ishin kundër detyrave të BE-së”, tha Zeka në Kuvend.

Milaim Zeka tha se BE po e diskriminon Kosovën në baza fetare. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO