Milaim Zeka, deputetëve: 200 mijë euro i keni hargjuar nëpër udhëtime, marre iu koftë

Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Milaim Zeka, në seancën e sotme të Kuvendit, ka kritikuar deputetët dhe zyrtarët institucionalëpër shpenzimet enorme nëpër udhëtimet zyrtare dhe aktivitetet tjera.

Lajme

22/11/2018 12:31

Sipas tij, vetë fakti që një diplomat ka parashikuar rezultatin para një procesi të rëndësishëm siç është ai i INTERPOL-it, i njëjti duhet të japë dorëheqje, raporton lajmi.net.

“Vetë fakti që i kanë marrur 20 gazetarë me vete dhe vetë fakti që del një diplomat që thotë se do të anëtarësohemi, atëherë duhet me dhanë dorëheqje”, ka thënë ai.

“Sa i përket diplomacisë, mendoj se mjafton me e citu ambasadoren tonë të shkëlqyeshme, Vlora Çitakun e cila tha se diplomacia duhet të heshtë në natën kur djelmoshat tonë fituan kundër Azerbajxhanit”, deklaroi ai.

Sipas tij, Kuvendi duhet të iniciojë hetim për mënyrën se si zyrtarët publik po dalin jashtë vendit dhe sa po shpenzojnë.

“Ne duhet t’i thirrim në interpelancë edhe ish-ministrat e kaluar dhe t’i pyetim se sa familjarë i kanë dërguar jashtë”, ka thënë ai.

Sipas tij, ka deputetë të cilët për darka e dreka kanë shpenzuar deri në afër 10 mijë euro.

“200 mijë euro i keni hargju në udhëtime, marre të ju vije , kur fëmijët e Kosovës flejnë nëpër cement”, deklaroi ai.

“Mjerimi jonë i brendshëm , kjo Qeveri dhe të gjithat tjerat para saj, qysh e kemi gatuar ne bukën, ashtu e kanë ngrënë ndërkombëtarët”, përfundoi ai./Lajmi.net/