Mikullovci: PAN-i ende s’ka bërë kërkesë për seancën e re të Kuvendit

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci ka thënë se koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma ende nuk ka paraqitur kërkesë për thirrje të seancës.

Lajme

06/09/2017 14:20

Mikullovci ka thënë për lajmi.net koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) duhet ta njoftoj administratën e Kuvendit se janë të gatshëm për ta vazhduar seancën konstituive.

Ai ka thënë se pasi PAN-i ta njoftoj administratën, ai do ta nënshkruaj vendimin për thirrjen e seancës.

“Kurrfarë kërkese nuk kemi marr. Unë dhe Kuvendi po presim. Nuk dimë se kur do të mbahet pasi procedura është kjo: ata (PAN-i) duhet ta njoftojnë administratën e Kuvendit se i kanë numrat për konstituimin Kuvendit dhe kështu kërkojnë që të caktohet seanca. Administrata pastaj më njofton mua dhe unë e nënshkruaj vendimin e për thirrjen e seancës”, ka deklaruar Mikullovci. /Lajmi.net/