Mikullovci: Nëse vritet njëri duke e lexu deklaratën, vazhdon tjetri

Adem Mikullovci, ish-delegat i Kuvendit krahinor të Kosovës, thotë se më 2 korrik 1990 është marrë një vendim madhor për Kosovën.

Lajme

03/07/2015 23:45

Mikullovci ka treguar se në atë kohë delegatët i kishin 500 mijë nënshkrime të shqiptarëve të rinj që kërkonin që Kosova të jetë republikë.

Sipas tij, delegatët e kishin të vështirë të merrnin këtë vendim, por vendosën ta çonin deri në fund këtë rrugëtim, ndonëse thekson se ishin të kërcënuar nga tytat e stajperistëve serbë.

“Ishim të vendosur deri në vdekje: nëse snajperisti e vret Muharrem Shabanin duke lexu deklaratën, duhet me vazhdu tjetri, tjetri, tjetri… deri në fund që deklarata të lexohet”, thotë ai.

Nga presionet e serbëve, delegatët janë detyruar më vonë të largohen nga Kosova. Mikullovci, në emisionin “Rrokum Roll” në TV Rrokum, thotë se thotë se gjendja e këtyre delegatëve, atyre që sot janë gjallë, është e mjerë duke thënë se ndaj tyre nuk është mbajt asnjë premtim, përfshirë këtu edhe nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.