Mikullovci: Ende s’ka datë për Seancën Konstituive

Pas marrëveshjes së koalicionit PAN me subjektin partiak AKR, pritej që këtë javë të mbahej vazhdimi i Seancës Konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Lajme

05/09/2017 16:04

Por, kontaktuar nga klankosova.tv, Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Adem Mikullovci ka thënë se ende nuk është caktuar ndonjë datë për mbajtjen e vazhdimit të Seancës Konstituive.

”Jo, ende skam marr asnjë vendim për seancën”, është shprehur ai.

Mikullovci tutje ka thënë se në bazë të marrëveshjes së djeshme të paraparë në mes PAN dhe AKR, përfaqësuesit e këtyre subjekteve është dasht ta njoftonin deri tani atë rreth një date për të procesuar me seancën e radhës për konstituimin e institucioneve, por, sipas tij, një gjë e tillë ende s’ka ndodhur.