Miku i Limajt punësohet pa konkurs në Gjimnazin e Malishevës

Edhe pse Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë ka të punësuar katër psikologë, nga të cilët dy punojnë me gjysmë norme, atje ësthë punësuar pa konkurs për t’i kryer detyrat e psikologut edhe miku i Fatmir Limajt, Hafir Xhyliqi.

Lajme

19/02/2016 07:42

Burime të gazetës Zëri kanë thënë se në këtë shkollë është punësuar Hafir Xhyliqi, miku i Limajt, kryetar i subjektit politik Nisma për Kosovës, i cili udhëheq me Malishevën.

Edhe pse në shkollë punojnë psikologët, Esheref Zogaj dhe Avni Ibrahimi, me vetëm gjysmë norme, kurse Arbnora Halili dhe Bislim Hoti kanë normë të plotë pune, DKA-ja e Malishevës ka gjetur mënyurën për t’i bërë një punë edhe Xhyliqit. /Zëri