Ekipi thyen rekord, humb 46:0 (VIDEO)

Mikronezia vazhdon të pësojë disfata rekorde. Skuadra është mposhtur me rezultat 46:0 nga Vanuatu, ku Jean Katlack realizoi 16 gola.

Sport

07/07/2015 12:20

Përfaqësuesja e Mikronezisë pësoi humbjen e tretë rekorde duke u mposhtur nga Vanuatu me rezultat 46:0, në kualifikime për Lojërat Olimpike në Rio.

Jean Katlack nga Vanuatu ishte realizatori më i mirë i takimit me – besoni apo jo – 16 gola.

Mikronezia është duke e bërë paraqitjen e parë në garën e organizuar nga Konfederata e Futbollit të Oqeanisë (OFC), dhe u mposht 30:0 nga Tahiti dhe 38:0 nga Fiji në Lojërat Pacifike.

YouTube player