Mikrofinancat realizuan profit në vlerë prej 4.1 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar Deri në dhjetor 2016, sektori mikrofinanciar realizoi profit në vlerë prej 4.1 milionë euro, që përbën një rritje të konsiderueshme vjetore prej 73.3 për qind.

Lajme

07/07/2017 09:17

“Kontribuues kryesor në këtë rritje ishte rritja më e lartë e të hyrave (kryesisht e atyre nga interesi) krahas rritjes së shpenzimeve. Si rrjedhojë e rezultatit financiar pozitiv gjatë vitit 2016, treguesit e profitabilitetit shënuan përmirësim”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së, raporton RTKlive.

“Niveli i kredive joperformuese në raport me gjithsej kreditë në dhjetor 2016 u zvogëlua për 1.3 pikë përqindje, nivel ky më i ulëti në vitet e fundit, dhe zbriti në 2.9 për qind . Për më tepër, niveli i mbulueshmërisë së kredive joperformuese me provizioneve shënoi rritje të theksuar në 200.2 për qind i ndikuar nga rënia e vlerës së kredive joperformuese”, thuhet në raport.