Mike Tyson rrëfeu se cila ishte lufta në të cilin hyri i droguar në ring

Mike Tyson, një nga luftëtarët më të mëdhenj në histori të boksit, gjatë një interviste të dhënë në një radio, ka thënë se gjatë gjithë jetës së tij ka tymosur marihuanë, duke treguar se nën ndikimin e drogave e kishte fituar edhe një luftë.

Sport

15/12/2018 10:49

Ish boksieri amerikan ka pranuar se gjatë gjithë jetës ka qenë i ndikuar nga drogat, ndërsa në vitin 2018 ka hapur një plantacion të kanabisit, për ta filluar si biznes pas legalizimit të saj në Kaliforni.

“Unë kam tymosur marihuanë pak para se të hyja në dhomën e zhveshjes për të luftuar kundër Andrew Golotës, dhe kjo asgjë nuk ka ndikuar tek unë”, ka deklaruar Tyson, përcjell ‘lajmi.net’.

Kjo luftë ishte e datës 20 tetor të vitit 2000, kur Tyson u rikthye në ring pasi kaloi 15 muaj larg tij, si i pezullim nga kafshimi në vesh ndaj Evander Holyfield./Lajmi.net/