Mike Pence në “sherr” me NASA-n, injoron tabelën “Mos Prek” (Video)

Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence është përfshirë në një “debat” me NASA-n, pasi guxoi të sfidonte autoritetin e agjencisë hapësinore.

Bota

08/07/2017 15:51

Numri dy i Shtëpisë së Bardhë ishte duke vizituar Qendrën Hapsinore Kennedy kur vendosi dorën e tij në një objekt ku me gërma të mëdha shkruhej “mos prek”.

Më vonë Pence i kërkoi falje NASA-s në Twitter, ku mes të tjerash shkruante se kishte qenë senatori i Floridës, Marco Rubio që e kishte nxitur të kryente veprimin.

Nga ana e saj NASA u përgjigj duke siguruar zotin Pence se pajisja nuk përbënte asnjë rrezik, por thjesht duhej pastruar pasi ashtu e kërkonin proçedurat.

“Nëse pajisja nuk do të duhej të prekej fare, atëherë ajo do të ishte mbuluar nga një shtresë mbrojtëse”, sqaroi agjencia.

Gjithësesi, veprimi i Pence shkaktoi një stuhi mediatike pasi fotoja e tij që prekte objektin u publikua në mediat online dhe rrjetet sociale. Kjo, edhe për faktin se objekti konsiderohej një pajisje me rëndësi për fluturimin në hapësirë.

YouTube player