Mijëra tifozë të Atleticos para “Vicente Calderon”, kjo është kërkesa e tyre

Mijëra tifozë të Atletico Madridit, janë mbledhur në afërsi të stadiumit "Vicente Calderon", për ta mbështetur klubin pas dështimit në finale të Ligës së Kampionëve.

Sport

31/05/2016 20:48

Pak ditë pas finales së humbur në Ligën e Kampionëve nga Real Madridi, mijëra tifozë të Atletico Madridit janë mbledhur për ta mbështetur skuadrën.

AS shkruan se ata gjithashtu kanë kërkuar nga klubi që ta mbajë Diego Simeonen si trajner, përcjell Lajmi.net.

Argjentinasi nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga “Vicente Calderon” këtë verë.

Por, tifozët e “Los Colchoneros”, e kanë thirrur emrin e tij në disa raste gjatë tubimit të sotëm shkruan AS.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.