Mijëra punëtorë të Apple nga gjithë bota mblidhen për paradën ‘Pride’

Apple ka mbajtur paradën ‘Pride’ për homoseksualët dhe ka mbledhur mijëra punëtorë dhe familjet e tyre nga gjithë bota.

Fun

11/07/2014 15:44

Apple ka vendosur fuqinë e dizajnit të tyre për të bërë në video të mrekullueshme për të mbështetur homoseksualët.

Video është filmuar në San Francisko më 28 qershor të këtij viti dhe ajo shfaq mijëra punëtorë të firmës Apple, të ardhur nga gjithë bota – Munihu, Parisi e Hong Kong.

Ata edhe kanë ngjyrosur logon e Apple me ngjyrat e ylberit dhe të gjithë janë veshur bardhë me logon e mollës së ngjyrosur dhe kanë mbajtur në dorë flamuj derisa kanë ecur me shumë entuziazëm nëpër rrugë.

Paradë është bërë për të treguar se kompania gjithmonë ka përkrahur diversitetin dhe barazinë, pasi ata besojnë se kjo sjell inovacion.