MIjëra euro për Cikalleshin, pas dy golave ndaj Bursasporit

Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi, do t’i përfitojë 25 mijë euro, pas dy golave ndaj Bursasporit.

Sport

07/02/2016 15:47

Sokol Cikalleshi realizoi dy herë në barazimin 3:3 të Istanbul Basaksehir me Bursasporin.

Me këta dy gola sulmuesi i Kombëtares arriti në kuotën e 11 golave për Basaksehirin këtë edicion në të gjitha garat.

Andaj, Cikalleshi do t’i përfitojë 25 mijë euro bonus nga skuadra turke, pasi në kontratën e tij ishte përfshirë një klauzolë, në të cilën specifikohej se lojtari do ta përfitonte shumën prej 25 mijë eurove nëse shënon më shumë se 10 gola, përcjell Lajmi.net nga Panorama Sport.