Mijëra drerë kapen duke kaluar rrugën në tufë, vonojnë makinat për orë të tëra

Një pamje e pazakontë u kap në një autostradë të shtetit të Uashingtonit.

Fun

17/01/2019 09:53

Videoja e shpërndarë nga “Puget Sound Energy Company” tregon mijëra drerë duke kaluar rrugën e një autostrade, transmeton lajmi.net.

Tufa masive e drerëve vonuan makinat për një kohë të gjatë përpara në një fushë të hapur përgjatë një objekti të energjisë.

Ekspertët thonë se drerët janë në proces të migrimit për një klimë më të ngrohtë. /Lajmi.net/