Mihrije Braha: Më pritën 600 veta në Airport

Si duket kur është fjala për Mihrije Brahën, ajo aspak nuk i kursen komplimentet për vete. Në emisionin ‘Një kafe me Labin’, këngëtarja mes tjerash ka thënë se rrezatimi i saj pozitiv askënd nuk e lë indiferent…

ShowBiz

08/02/2015 19:19

Duke vazhduar me një ton vet lavdërues Mihrija ka treguar se si në një koncert në Danimark e kanë pritur 600 veta në Airport, duke e përmendur këtë si një nga momentet më të bukura të jetës.

Mihrija pa asnjë modesti vazhdon të thotë se këngët e saj të viteve 1992 ende dëgjohen në Shqipëri dhe se sipas saj ajo është një ‘trendseterk’, duke cekur futjen e fustaneve të gjatë në modë. Mihrija po ashtu ka vazhduar me komplimente të pa numërta për veten dhe sukseset e saj të cilat sipas saj janë enorme në karrierë. tranmeton lajmi.net

Përderisa në botën e jashtme yjet e showbizzit e cilësojnë si momentin më të mirë të jetës, lindjen e fëmijës, tek VIP-at tonë momentet e mira lidhen vetëm me karrierën. Lajmi.net