Mihrije Braha dhe Naim Abazi këndojnë në ditëlindjen e efendi Rexhepit

Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi e ka festuar ditëlindjen dhe për atmosferën u kujdesën Mihrije Braha dhe Naim Abazi.

ShowBiz

12/02/2019 13:30

Në faqen ‘Xhamia e Isa Beut’ në Facebook, është publikuar një video nga atmosfera e krijuar në ditëlindjen e Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepit, shkruan lajmi.net.

Në këtë mbrëmje kanë kënduar Mihrije Braha dhe Naim Abazi, e ky i fundit derisa po e uronte Rexhepin për ditëlindje tha se ai është një hoxhë shembull.

“Unë sot në realitet jam i nderuar se jam prezent në një mbrëmje qe shënon ditëlindjen e Reis Sylejman Rexhepit i cili besoni qe per vite ka vlejt goxha si nje baba shpirtëror sidomos ne aspektin fetar i shqiptarëve kudo që e kanë njoftë. Je hoxhë modern e model edhe nje nate këna me te qu edhe ne diskoteke”, ishin fjalët e Naim Abazit./Lajmi.net/