Mihajloviq: Autostrada Nish-Prishtinë e rëndësishme edhe për Serbinë

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, njëherit ministre e Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajlovia ka thënë se është shumë e rëndësishme që Serbia të lidhë rrugët me vendet e rajonit dhe ka shtuar se autostrada Nish-Merdar-Prishtinë është e rëndësishme për të gjithë rajonin por edhe për Serbinë.

Lajme

30/01/2018 11:53

“Është gjithashtu e rëndësishme për popullin tonë që jeton në Kosovë dhe për Serbinë që të dalë në porte si dhe për kompanitë tona të ndërtimit”, tha ajo gjatë Konferencës Rajonale për Barazinë Gjinore dhe Reformën e Administratës Publike në Ballkanin Perëndimor, transmeton Klan Kosova.