Mihajlovicit i vjen keq për ndeshjen Serbi – Shqipëri

Trajneri i Sampdorias, ish reprezentuesi dhe selektori i Serbisë, Sinisa Mihajlovic ka thënë se ndjen keqardhje për atë çfarë ndodhi në ndeshjen e ndërprerë kundër Shqipërisë.

Sport

18/10/2014 16:31

Trajneri i Sampdorias, Sinisa Mihajlovic ka shprehur keqardhjen e tij për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Ai bëri thirrje që futbolli të mbetet në futboll dhe mos t’i ngjajë në diçka tjetër.

“Sigurisht, më vjen keq. Janë të gjithë futbollistë që i kisha ftuar në Kombëtare”, deklaroi ai para duelit me Cagliarin të dielën.

“Gjatë kohës sa isha selektor kam luajtur në Zagreb, kundër Kroacisë, dhe gjithçka shkoi mirë”, u shpreh ai.