Mihajloviç: Luajmë për fitore

Sinisa Mihajloviç, ka deklaruar se skuadra e Milanit në derbi ndaj Interit e kërkon vetëm fitoren.

Sport

13/09/2015 12:13

Mihaljoviç tha ndodhet këtu ku është falë Roberto Mancinit, mirëpo shpreson që në derbi do ta mund atë, transmeton Sportal.

“Javët e para i kemi nisur me hapa të avashtë, por në krahasim me sezonin e shkuar, Milani ka një ekip cilësor dhe ardhja e Luiz Adrianos, Bakas, Balotelit, Bertolaçit dhe Romanjolit ka e ka shtuar fuqinë në maksimum. Nesër do të luajmë vetëm për fitoren, pasi në mentalitetin tonë nuk njihet humbja”.

“Kam arritur në këtë ditë, falë mikut tim më të ngushtë, Roberto Mançinit të cilit i detyrohem shumë. Shpresoj që nesër ta mund, por kjo të mos ndikoj në miqësinë tonë. Kam dëgjuar që edhe Mançini edhe Stankoviç kanë deklaruar se Milani është favorit. I falënderoj, të dy, nesër do t’ua plotësojmë dëshirën”.