Migrimi në Evropë i shpjeguar në katër harta (Foto)

Vendi më i zakonshëm për emigrant në Britani është India, kjo sipas Kombeve të Bashkuara.

Fun

20/07/2016 09:11

Jakub Marian, një çek gjuhëtar, matematikan dhe artist i cili ka përdorur të dhënat nga Divizioni i Popullsisë së Kombeve të Bashkuara, dhe një studim të vitit 2015 të OKB-së, ka dhënë një mbledhje të shkurtër për Hartat e Evropës, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu ka marrë në konsideratë edhe të dhënat e azilkërkuesve që nga janari i vitit 2015 deri në qershor të vitit 2016, duke u përpjekur kështu të rifreskojë shifrat për krizën e migrimit.

Në mesin e këtyre rezultateve, India mbizotëron si burimi më i madh i migrimit në Britaninë e Madhe, përderisa për Republikën e Irlandës Britania merr vendin e parë.

Për sa i përket popullatës së lindur jashtë vendeve të huaja, si një përqindje e popullsisë së përgjithshme, pas Britanisë së Madhe vjen Norvegjia, Suedia, Gjermania, Zvicra dhe Austria.

Ndërkohë, Polonia, Serbia, Gjermania dhe Rumania llogariten për shumë vende në gjithë kontinentin, ndërsa numri i njerëzve nga Britania e Madhe është në rritje si popullsi emigrante në Republikën e Irlandës.

Nëse keni votuar për Brexit për arsye migrimi, atëherë duket qartë që jeni mashtruar pak.

SHËNIM: KOSOVA ËSHTË GRUPUAR ME SERBINË NË RAPORTIN E OKB-SË./lajmi.net

Null

Null

Null

Null