Migjeni eliminohet prej reality show Kooperativa

Tashmë dy javë në kanalin e katërt të RTK-së është duke u transmetuar drejtpërdrejt realit show Kooperativa.

ShowBiz

21/06/2017 23:21

Ndryshe nga prodhimet tjera, ky show është një emision real i cili ka qëllim humanitar – ndërtimin e një shtëpie.

Sonte është eliminuar njëri prej garuesve, i cili nuk ka marrë besimin e shikuesve për të vazhduar garën.

Bëhet fjalë për Migjenin, i cili kohë më parë ishte bërë i njohur teksa i kishte bërë një befasi të dashurës në sheshin e Pirshtinës duke i propozuar në mënyrë të veçantë martesë, shkruan Telegrafi.

Ndryshe, të nominuarit tjerë kanë qenë Albani, Egzoni dhe Lulzimi, të cilët ditë më parë ishin të dënuar që të ruajnë punishten e shtëpisë për 24 orë pas mos respektimit të rregullave dhe numrit të vogël të votave.