Miftaraj: Shumë raste të korrupsionit nuk shkojnë fare në Gjykata

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se prokuroritë janë në gjendjen fillestare për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit.

Lajme

10/12/2015 23:35

“ Në gjykata kryesisht luftohet korrupsioni i nivelit të ulët dhe më pak ai i mesëm e shumë më pak korrupsioni i nivelit të lartë. Kemi raste shumë të larta të denoncimit të korrupsionit. Ajo cfarë kemi vërejtur është se shumë raste mbyllen dhe nuk shkojnë fare në gjykata”, ka  thënë Miftaraj.

Sipas tij, korrupsioni i nivelit të lartë përfshinë të gjithë krerët që kanë pozita të larta në institucionet.

“ Prokuroët e Eulex-it, kanë pasur shumë raste të nivelit të lartë dhe të cilat janë mbyllur”, ka thënë Miftaraj.