Microsoft zyrtarisht zbulon varësen e mençur (Video)

Microsoft zbuloi varësen e parë të mençur në një postim të bërë dje, pas lansimit të disa aplikacioneve që përshtaten me këtë produkt të quajtur Microsoft Band.

Auto & Tek

31/10/2014 12:30

Thashethëmet për varësen e mençur kanë bërë rrugëtimin e tyre nëpër portale të ndryshme dhe Forbes kishte raportuar më herët këtë muaj se varësja mund të lansohet për disa javë.

Me këtë varëse, Microsoft do t’i bashkohet kompanive të tjera që tashmë kanë zhvilluar produkte të ngjajshme, në mënyrë që të fitojë sa më shumë klientë, transmeton Lajmi.net.

Lenovo kohët e fundit kishte paralajmëruar për një varëse gjurmuese në webfaqen zyrtare dhe poashtu javën që po e lëmë pas u zbulua edhe varësja Fitbit me opsione të shumëllojshme.

Sipas deklaratës së Microsoft, varësja ju ndihmon që të mbani nën vëzhgim gjëra të tilla si rrahjet e zemrës, hapat, kaloritë e djegura dhe gjumin, transmeton Lajmi.net.

Aplikacioni për shëndet që bashkëngjitet me këtë varëse është i gatshëm për Windows Phone, iPhone dhe Android. 

Videon për lansimin e kësaj varëse të mençur mund ta shihni më poshtë: