Microsoft zbulon sistemin operativ Windows 10

Microsoft sapo zbuloi sistemin e ri operativ, dhe ai nuk e ka emrin 'Windows 9' siç pritej, por 'Windows 10'.

Auto & Tek

30/09/2014 20:50

Microsoft zbuloi se sistemi i ri operativ i kompanisë do të quhet ‘Windows 10’ në ngjarjen e tij në San Francisko.

Sistemi do të veprojë në një rang të gjerë të pajisjeve prej celularëve dhe tabletëve, e deri tek PC-të,laptopët, konzolat Xbox, me aplikacione që do të shiten ndaras në dyqanin e kompanisë, transmeton Lajmi.net.

Ky sistem i ri operativ shënon edhe ‘rikthimin’ e menysë së startit, që ishte fshirë në Windows 8.

Në mënyrë që të ofrojë një listë prej aplikacionove favorite të përdoruesit, menyja gjithashtu sjellë në krye aplikacionet në tituj – të ngjashme si ato në Windows 8, transmeton Lajmi.net.

Kompania tha se me këtë sistem të ri operativ dëshiroi që ta bëjë programin të duket i ngjashëm për përdoruesit si të Windows 8 ashtu edhe të Windows 7.

Mr.Johnson në konferencën e Microsoft tha se ri-sjellja e menysë së startit do ta bëjë Windows 10 që të pëlqehet më shumë.

“Menyja e startit është ndoshta gjëja më e rëndësishme që do ta bëjë eksperiencën desktop të pranueshme edhe për përdoruesit biznes, dhe do të ndihmojë që përdoruesit ta blejnë atë më shumë”, shtoi ai.