Microsoft tregon se si Cortana i hapë aplikacionet

Njëra prej karakteristikave më interesante në Windows 10 është Cortana, asistenti digjital me zë që është i integruar në sistemin e ri operativ të Microsoft.

Auto & Tek

01/05/2015 18:19

Përderisa ne kemi marrë pamje të shumta se si duket Cortana në Microsoft, ne tani dimë edhe disa detaje më shumë.

Në Build 2015, Microsoft njoftoi se Cortana do të jetë në gjendje që të hapë aplikacione me gjuhën natyrale, transmeton Lajmi.net.

“Ne dëshirojmë që Cortana të përfaqësojë një mënyrë të vetme për përdoruesit e Windows që të bashkëveprojnë me të gjitha llojet e mundësive”, tha Joe Belfiore nga Microsoft.

“Hey Cortana, fillo një bisedë me Terry Myerson në Viber”, tha Belfiore në gjuhën angleze në një demonstrim të Cortana-së.

Cortana menjëherë e hapi Viberin dhe filloi të shkruaj me Myerson. Mahnitëse! Në mënyrë që të integrohet sa më mirë në Windows 10, Cortana do të jetë e futur edhe në Microsoft Edge, shfletuesin më të ri të Microsoft.