Microsoft synon përdoruesit e Apple me këtë celularë (Foto)

A mundet Microsoft që të bëhet lider në fushën e teknologjisë së celularëve? Celulari Lumia 950 XL supozohet të jetë ai që do ta bëjë këtë për Microsoft, pasi që është celulari më i mirë dhe më i fundit, i fuqizuar me sistemin e ri operativ Windows 10.

Auto & Tek

18/12/2015 17:06

Ngjashëm si celularët Android dhe iPhone, edhe ky celular ka procesor të shpejtë, ekran me rezolucion të lartë dhe një kamerë mbresëlënëse.

Këto padyshim se e bëjnë atë një celular të mirë për kohën aktuale, por ajo çfarë e bën më të veçantë këtë celular është programi i tij.

Windows Phone debutoi pesë vite më parë, dhe është tentimi i fundit i Microsoft për të treguar veten në fushën e celularëve.

Në thelb, Lumia 950 XL është dizajnuar për t’i bërë njerëzit që e përdorin një iPhone ose Samsung, ta hedhin atë.

Brenda celularit qëndron procesori Snapdragon 810, së bashku me 3GB RAM dhe me një hapësirë të mjaftueshme prej 32GB.

Ka madje edhe bateri të mrekullueshme (3,300 mAh), e cila mund të mbushet shpejtë me një kabllo USB të llojit C, apo të mbushet me wireless.

Ekrani 5.7 inç duket mahnitës falë rezolucionit Quad HD, dhe ka kënde të mahnitshme shikimi. A do të kalonit ju nga celulari juaj aktual në këtë Lumia, që kushton $600? /lajmi.net

lumia950xl-1.0 lumia950xl-4.0 lumia950xl-12.0